




Në bashkëpunim të ngushtë me U.D. Drejtorin, z. Burim Emruli në N.P. “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi” – Gostivar dhe nën përkushtimin për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër, ju njoftojmë për realizimin me sukses të një projekti të rëndësishëm ndërinstitucional.
Përmes bashkëpunimit me Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, N.P. “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi” – Gostivar ka pranuar si donacion mjete dhe makineri profesionale, të cilat do të shërbejnë për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Çfarë do të thotë kjo për qytetin tonë?
Ky projekt, i koordinuar nga Betim Ramadani, do të ndikojë drejtpërdrejt në:
• Mirëmbajtje më të shpejtë dhe më cilësore të gjelbërimit në territorin e Komunës së Gostivarit
• Rritje të efikasitetit të ekipeve në terren
• Krijimin e një ambienti më të rregullt, më të pastër dhe estetik për qytetarët
Vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm për një Gostivar më funksional dhe më të gjelbër.
Me respekt,
N.P. “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi” – Gostivar







