Aksioni ekologjik për mbjelljen e drunjve dhe rregullimin e hapësirave publike në qytetin e Gostivarit u realizua me sukses, duke reflektuar bashkëpunim të shkëlqyer dhe përkushtim të lartë ndaj mbrojtjes së mjedisit.
Në këtë aktivitet morën pjesë aktive punonjësit e administratës së Ndërmarrjes Publike “Parkingjet Publike dhe Gjelbrimi”, të cilët me angazhimin e tyre kontribuan në organizimin dhe realizimin e aksionit.
Gjithashtu, në aksion kontribuan edhe punonjës të administratës së Komunës së Gostivarit, përfaqësues të ndërmarrjeve të tjera publike, si dhe një numër i madh qytetarësh.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe drejtori i ndërmarrjes, z. Burim Emruli, si dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, të cilët mbështetën këtë iniciativë me rëndësi për qytetin.
Ky aksion synon përmirësimin e hapësirave publike, shtimin e gjelbërimit dhe ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e ambientit.
Pamje nga aksioni që pasqyrojnë angazhimin, bashkëpunimin dhe rezultatet pozitive të arritura së bashku.











