AKSIONI EKOLOGJIK NË GOSTIVAR I REALIZUAR ME SUKSES

Aksioni ekologjik për mbjelljen e drunjve dhe rregullimin e hapësirave publike në qytetin e Gostivarit u realizua me sukses, duke reflektuar bashkëpunim të shkëlqyer dhe përkushtim të lartë ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Në këtë aktivitet morën pjesë aktive punonjësit e administratës së Ndërmarrjes Publike “Parkingjet Publike dhe Gjelbrimi”, të cilët me angazhimin e tyre kontribuan në organizimin dhe realizimin e aksionit.

Gjithashtu, në aksion kontribuan edhe punonjës të administratës së Komunës së Gostivarit, përfaqësues të ndërmarrjeve të tjera publike, si dhe një numër i madh qytetarësh.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe drejtori i ndërmarrjes, z. Burim Emruli, si dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, të cilët mbështetën këtë iniciativë me rëndësi për qytetin.

🌱 Ky aksion synon përmirësimin e hapësirave publike, shtimin e gjelbërimit dhe ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e ambientit.

📸 Pamje nga aksioni që pasqyrojnë angazhimin, bashkëpunimin dhe rezultatet pozitive të arritura së bashku.

🚧NJOFTIM PËR QYTETARË🚧

Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se gjatë fundjavës, ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi” do të realizojë aktivitete në ...

AKSIONI EKOLOGJIK NË GOSTIVAR I REALIZUAR ME SUKSES

Aksioni ekologjik për mbjelljen e drunjve dhe rregullimin e hapësirave publike në qytetin e Gostivarit u realizua me sukses, duke ...

Modernizojmë kapacitetet tona me pajisje të reja!

Në bashkëpunim të ngushtë me U.D. Drejtorin, z. Burim Emruli në N.P. “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi” – Gostivar dhe nën ...

Ndërmarrja “Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi”

Në zonën e Parkut të Qytetit, përfshirë hapësirat përreth shetitores pranë lumit Vardar, është realizuar kositja dhe mirëmbajtja e sipërfaqeve ...

Takim pune për implementimin e projektit për gjelbërimin dhe pyllëzimin e zonës urbane të Komunës së Gostivarit!

Në një atmosferë pune dhe bashkëpunimi, u realizua një vizitë në terren me qëllim koordinimin e mëtejmë për implementimin e ...

Njoftim për Qytetarët

Të nderuar qytetarë, Ju informojmë se për shkak të problemeve rajonale me operatorin telefonik A1, aktualisht nuk është e mundur ...
Scroll to Top