
Në një atmosferë pune dhe bashkëpunimi, u realizua një vizitë në terren me qëllim koordinimin e mëtejmë për implementimin e projektit për zvogëlimin e ndotjes së ajrit përmes gjelbërimit dhe pyllëzimit të Komunës së Gostivarit.
Në këtë vizitë morën pjesë përfaqësues të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), përfaqësues të Komunës së Gostivarit, Ndërmarrjes Publike “Parkingje dhe Gjelbërim”, profesorë universitarë të fushës së pylltarisë, si dhe përfaqësues të kompanisë projektuese.
Gjatë takimit u shqyrtuan detajet teknike të projektit, fazat e implementimit dhe u dakordua për hapat e ardhshëm me synim përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe krijimin e hapësirave të gjelbra në qytet.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Qeveria Suedeze dhe Komuna e Gostivarit, dhe do të implementohet nga UNDP.






